Një ndeshje e komentuar ashtu siç është përjetuar në stadium, lokale, shtëpi apo gjetkë mes Interit dhe Milanit. Tiziano Krudeli dhe Filipo Tramontana ka dhuruar një spektakël televiziv më vete në mbrëmjen e djeshme.
Krudeli që është shumë i njohur për dashurinë e madhe që ka ndaj Milanit, ka shpërthyer në festë dhe lot, veçanërisht te goli i dytë i Ibrahimoviç. Thirrjet për sulmuesin suedez janë shuar shpejt, me hakmarrjen e ardhur nga Tramontana, që në golin e fundit të Lukakut, nuk ka pasur më fuqi për të komentuar nga ulërimat. /Sport Ekspres/