Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH-it e mbajtur ditën e sotme ka përfunduar. Mbledhja zgjati rreth 5 orë dhe u diskutua për të zgjidhur problemet e shfaqura mes presidentit Viron Bezhani dhe sekretarit Stavri Bello. Pas përplasjeve me njëri-tjetrin, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa ka ftuar edhe kreun e KOKSH-it të bëjë të njëjtën gjë.
Në fund të kësaj asambleje u gjet edhe një kompromis i përbashkët, duke u votuar rezoluta e propozuar prej ndërkombëtarëve. Ishin 45 vota pro dhe 3 kundër ato që vendosën për të vijuar me të njëjtin bord drejtuar deri në momentin e përfundimit të Lojërave Olimpike. Më pas do të mund të rishikohet statuti zgjedhor./Sport Ekspres/