Vangjeli flet për zgjedhjen e Tiranës: Nuk luaja dot te një ekip që nuk ka tifozë!

Kristi Vangjeli është aktualisht pjesë e Tiranës, ndërsa së bashku me klubi bardheblu kanë objektivin për të arritur te titulli i Superiores. Në një intervistë për “Zona Gol”, futbollisti ka folur pak edhe për zgjedhjen e kryeqytetasve.

Ai është shprehur se nuk mund të luante te një skuadër që nuk lufton për titullin kampion apo që ka mungesën e tifozerive, pavarësisht sakrificës që ka bërë te Skëmderbeu.

“Kam dashur që të luajë aty ku më ka dashur zemra. Kam qendruar një vit për të sakrifikuar për ekipin e qytetit te Skënderbeu, por më pas erdhi momenti kur duhet të vendosja që të arrija sa më lartë në karrierë. Zgjedhja e Tiranës erdhi pasi ka traditë futbollit dhe tifozeri. Nuk mund të isha pjesë e një skuadre që nuk luan për trofe dhe nuk ka mbështetës”, ka thënë Vangjeli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *