Kupa e Mbretit ka dhënë disa verdikte të çuditshme në mbrëmjen e sotme, ku janë eliminuar Reali dhe Barcelona. Pas humbjes 3-4 të madrilenëve, ka ardhur disfata e katalanasve.
Këtë herë ndaj Atletico Bilbao, duke humbur në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Inaki Williams. Në minutën e 93, duke mbyllur kështu historinë e Barcelonës në Kupën e Mbretit. Kjo humbje vjen për ekipin e Setien ndërkohë që jemi në jehonën e konfliktit brenda kësaj skuadre, për të gjetur përgjegjësitë të dështimit që nga koha e Valverdes. /Sport Ekspres/