Juventusi është i fiksuar pas mbrojtësit të Liverpulit, që është i pakalueshëm dhe doli në vendin e dytë për garën e Topit të Artë, Van Dijk. Bardhezinjtë vijnë me një ofertë të re që e tundon ekipin e Klopit.
Skuadra italiane është e gatshme që të jap 50 milionë euro dhe kartonin e De Ligt, për të marrë Van Dijkun. Pavarësisht se vlera e mbrojtësit të Liverpulit kushton shumë më tepër, Juventusi e bën llogjikën në bazë të moshës.
De Ligt nuk është në formën e tij më të mirë, sidomos duke e krahasuar me periudhën te Ajaksi, por është vetëm 20-vjeç. Nga ana tjetër Van Dijk ka 8 vite më shumë se mbrojtësi tjetër holandez dhe për këtë arsye, De Ligt mund të shihet si një garanci për projektin e së ardhmes te Liverpuli. /Sport Ekspres/