Ekipi i Bylisit është bërë shpesh protagonist ndeshjet e fundit, ku pretendojnë të kenë qenë viktimë e vendimeve të gabuara të arbitrave. Rasti i fundit i takon ndeshjes me Vllazninë, që u mbyll me tensione për shkak të anullimit të vendimit të gjyqtarit për të dhënë një penallti në favor të ballshiotëve. Presidenti Kapllanaj do të reagonte disa herë në lidhje me këtë çështje, duke kërcënuar edhe me largim nga gara.
Por këtë herë duket se mallakastriotët kanë vendosur të sillen në një tjetër mënyrë. Klubi bën me dije me anë të faqes zyrtare në “Facebook” se që nga ky moment do të ketë heshtje prej tyre. Pas mledhjes që është zhvilluar në klubin ballshiot është dalë në vendimin për heshtje për shtyp. Asnjë pjesëtar i Bylisit nuk do të flaës në prag të përballjes me Skënderbeun, deri në një vendim të dytë të dalë nga presidenca./Sport Ekspres/