Adriano Galliani ka qenë për shumë vite në drejtimin e Milanit, por këtë herë nuk do të jetë i pranishëm për të parë derbin ndaj Interit në stadium. Kjo pasi Monza e tij ka një tjetër ndeshje në kampionat dhe skuadra nuk mund të braktiset për asnjë lloj arsye, madje as për një Inter-Milan. Në një rrëfim për mediat italiane, Galliani ka treguar pak nga karriera e tij në të kaluarën dhe emocionet më të mëdha që i ka falur një ndeshje futbolli. Gjithashtu kur flitet për Igli Taren, të gjithë figurat e njohur sportive në Itali e komplimentojnë:
“Tare është shumë i mirë, ka zbuluar shumë lojtarë dhe ia del që klubi të përfitojë shumë para prej tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për një drejtor sportiv. Në dhomat e zhveshjes unë përplasesha shumë herë me të, por mund t’ju them se Tare është vërtet i mirë.
Derbi Inter-Milan? Nuk mund ta shikoj në San Siro, pasi duhet të jem pasdite në Siena për ndeshjen e Monzës dhe më pas do ta shoh nga telefoni derbin. Asgjë në jetë nuk mund krahasohet me emocionet e marra në gjysmëfinalet e Champions League kundër Interit në 2003. Në minutën e fundit Abiati do t’i priste Kallon një top të rrezikshëm dhe unë mendoja se do të vdisja, ose se kisha vdekur”, ka thënë Galliani. /Sport Ekspres/