Dinamo e kthen kohën me 50 vite pas: Krimi më i madh në futbollin shqiptar! Pak e dinë dhe e shprehin

Dinamo është duke nisur një projekt të ri që synon ringjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Të gjithë tifozët presin me kërshëri sesi do të vazhdohet në vitet e ardhshme, ndërsa janë të ngopur me premtimet boshe që dëgjohen prej kohësh, por pa iu afruar sadopak realizimit.

Një skuadër me shumë traditë dhe histori në futbollin shqiptar, që vazhdon të përjetojë momente të vështirë. Këtë herë klubi e ka kthyer kohën shumë pas, saktësisht 50 vite. Duke kujtuar vitin 1970 atje ku Dinamos iu ndalua pjesëmarrja në Kupën e Kampionëve, nga sistemi që ishte asokohe në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ishte pikërisht ky ekip që po sundonte futbollin në vend, ndërsa këtë herë kthehen për ta komentuar si krimin më të madh në historinë e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *