Lorenc Jemini ka bërë edhe moviolën e ndeshjes me Tiranës dhe Teutës, që përfundoi në shifrat 2-1. Ndëshkimit me karton të kuq i Arbër Çyrbja, e ka afruar ekipin e Egbos edhe më shumë me fitoren, megjithëse deri në atë kohë ishte sërish në të njëjtin avantazh.
Sipas Jemini kartoni i kuq për Çyrbjan ishte i evitueshëm, pasi mund të kalohej edhe me të verdhë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e zëvendës/kryeministrit të Shqipërisë, Erjon Braçe, që është kundërpërgjigjur: “Po mirë te Bylisi ishte larg, po këtu ku ishte anësori? Apo e ka pasur gojën të mbyllur këtu? Po lërini more këto”, ka qenë përgjigja e Braçes. /Sport Ekspres/