Ndodh për të parën herë që nga nisja e sezonit 2019/2020 në Premier League. Arrizabalaga Kepa iu deshë ta “shijonte” ndeshje ndaj Leicester nga stoli teksa një 38 vjeçar i zuri vendin pas 24 javëve. Një nga vendimet më surprizë të trajnerit Lampard i cili thyen rregullin e tij për t’i besuar të rinjëve.
Në barazim 2-2 të kësaj jave Lampard hodhi në fushë një portier veteran ndërsa pa arsye la jashtë të riun Kepa. Ky i fundit dikur kundershtonte mjaft ashpër ish-trajnerin Sarri për zëvendësimin e tij në Kupë ndaj Manchester City. Ndërsa sot Kepa përjeton jo thjesht jë zëvendësim por një uljë në stol pa motiv.
“Unë e mora atë vendim. Me portierët, nuk mund të ndërmarrësh hapa të nxituar, duke parë rendësinë e ndryshimit. Ata janë afër së bashku dhe punojnë shumë çdo ditë. Unë thjesht ndjeva se mund ta bëja. Ëilly trajnon shkëlqyeshëm dhe është profesionist. Kam besim tek ai. U besoj të dyve. Ky ishte vendimi për sot”- tha Lampard të fund të prononcimit pasn ndeshjes Frank Lampard/Sport Ekspres/.