VIDEO/ Hera e parë si titullar! “Djaloshit magjik” i duhen vetëm 18 minuta, çfarë goditje e Dortmundit

“Djaloshi” që ka fituar dashurinë e të gjithë tifozëve dhe ekipeve të njohura quhet Erling Haland. Sulmuesi 19-vjeçar është i pandalshëm me shënimin e golave, ndërsa këtë herë ka realizuar ndaj Herthës së Berlinit.

Rezultati është në shifrat 2-0 ndërsa gjendemi në pjesën e parë dhe kjo është hera e parë që Haland luan si titullar. Më parë futbollisti norvegjez kishte arritur të shënonte duke u futur si zëvendësues në takimet ndaj Augsburg dhe Këlnit, për të realizuar në total 5 gola në këto takime. Shifra këto vërtet të çmendura për një lojtar 18-vjeçar që nuk i është nevojitur fare kohë për ambientimin, duke shpërthyer menjëherë në “Bundesligë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *