Xhemaili kundër rrymës, firmos me ekipin e ri dhe e “lufton” koronavirusin me 3 milionë euro

Në një kohë kur të gjithë yjet e futbollit kërkojnë largimin nga Kina për shkak të koronavirusit, e çutishmja vjen nga një futbollist shqiptar. Blerim Xhemaili lë Italinë për të shkuar në elitën e  futbollit kinez, ku do të jetë pjesë e klubit të Shenzhenit. Mesfushori i jep kështu fund aventurës së tij me Bolonjën në Serinë A, ku mbante edhe shiritin e kapitenit.

Gjithsesi kampionati kinez është pezulluar deri në fund të këtij sezoni dhe arsyeja e vetme është virusi vdekjeprurës që është përhapur në Kinë. Duke marrë parasysh këtë pezullim të aktivitetit sportiv dhe rrezikut nga koronavirusi, e vetmja arsye që e ka shtyrë Xhemailin për të vazhduar karrierën e tij në Lindjen e Largët është pikërisht paga faraonike që do të shkojë në xhepat e tij. Një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon qartëson gjithçka sa i përket këtij vendimi të lojtarit shqiptar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *