Plas skandali te Bayerni/ Grindje fizike mes dy lojtarëve, nuk përmbahet Boatengu

Një incident i rëndë ka ndoshur në stërvitjen e Bayern Munich, që ka pasur si protagonist mbrojtësin Boateng dhe Gotetzka. Këta të fundit janë konfliktuar së bashku dhe shkak ka qenë një ndërhyrje e gabuar e mesfushrit të bavarezëve kundrejt Boatengut, në kohën kur ky i fundit nuk kishte topin në zotërim.

Lajmin e përcjell prestigjozja gjermane “Bild”, që tregon gjithashtu se ka pasur edhe provokime nga ana e Goretzkas, të cilat së bashku me ndërhyrjen e gabuar i kanë kushtuar atij një goditje në fytyrë. Jerome Boateng nuk i ka përmbajtur nervat e tij dhe ka nisur edhe një përplasje fizike, ndërsa ka qenë trajneri Flick ai që ka shuar gjithçka. Pritet të zbulohet qendrimi që do të mbajë klubi bavarez mbi dy futbollistët për veprimet e sotme, të cilat nuk i kanë aspak hije një ekipi si Bayern Munich, apo një lojtari profesionist./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *