Tirana ka zyrtarizuar një tjetër prurje në merkaton e janarit, që pritet të ndihmojë skuadrën për të realizuar objektivat që ka në këtë sezon. Bëhet fjalë për rikthimin e Mario Morinës, që aventurën e fundit e kishte te Prishtina dhe ishte pa ekip.
Futbollisti ishte parë në stërvitje me bardheblutë, por klubi qendroi shumë në pritje për të arritur në vendimin përfundimtar. Mesa duket Morina i ka bindur drejtuesit që ta rikthejnë në skuadër, por sigurisht që tani nuk pritet si më parë. Fillimisht duhet që ta nis nga stoli dhe të fitoi besimin e trajnerit Egbo, ndërsa koha e ofruar për të është deri në fundin e sezonit.
“Mario Morina është riveshur bardheblu. Sulmuesi i formuar në radhët e Tiranës ka nënshkruar sot deri ne fund të sezonit. 27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit tek Prishtina në Kosovë dhe stërvitet prej më tepër se dy muajsh me ekipin”, shkruhet në njoftimin zyrtar. /Sport Ekspres/