Disa javë më parë kur Partizani ishte në kryesim të kampionatit shqiptar, nuk mund të mungonte edhe ironia e ardhur nga Erjon Braçe. Përkufizimi i tij në një deklaratë për “Top Channel” ishte i thjeshtë: “Na falni për vonesën. Ju pretendoni që Partizani të ishte nga fillimi i kampionatit në vendin e parë, po ja ku jemi”.
Gjithsesi të kuqtë kanë marrë shumë rezultate negative radhazi dhe e kanë lënë kryesimin. Ditën e djeshme kanë marrë një tjetër humbje, duke u mundur nga Kukësi me rezultatin 1-0. Këtë herë ëshë Emiljano Musta që në profilin e tij ia rikthen mbrapsht ironinë Braçes: “Na falni për vonesën, por treni u nis në orën 19:00”, shkruan futbollisti i Kukësit duke iu referuar rikthimit në vendin e parë pasi Tirana gjendej atje me një ndeshje më shumë për pak orë. /Sport Ekspres/