Laver Alla ka bërë bujë në media gjatë kohës së tërmeteve shkatërruese që ranë në Shqipëri, ku nuk u mendua dy herë për të dalë në terren dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo pasi detyra e tij e dytë është ajo e zjarrëfiksit, ndërsa tifozët e shohin gjithmonë duke arbitruar në Superiore.
Këtë herë Laver Alla ka qenë i pranishëm në përballjen mes Lushnjes dhe Devollit. Por këtu nuk ka ushtruar detyrën parësore të tij, por ashtu siç raporton “Procesi Sportiv” ka qenë si zjarrëfikës. /Sport Ekspres/