Një tjetër rast si ai i Dorian Kërçikut ka ndodhur te Tirana. Këtë herë flitet për të një talent që luante me të rinjtë, Dionis Çikani. Ky i fundit është aktivizuar deri tani me grupmoshat e bardhebluve.
Por “Ballkanweb” shkruan se kartonin e tij e ka marrë përfundimisht Partizani. Pra të kuqtë janë zotëruar të Çikanit, duke pasur të drejta të plota mbi lojtarin. Por ata kanë zgjedhur që ta huazojnë në një tjetër skuadër.
Bëhet fjalë për Besën e Kavajës, në mënyrë që protagonist në fjalë të marrë më shumë minuta dhe hapësirë, që të rikthehet më pas te Partizani për të provuar shanset e tij. Mesa duket akulli është shkrirë për kalimet e futbollistëve mes klubeve të kryeqytetit. /Sport Ekspres/