Bashkimi Shqipëri-Kosovë nëpërmjet futbollit, 734.000 euro shkojnë për klubet shqiptare

Kupa “Nënë Tereza” po bëhet gati për të nisur në muajin mars të këtij viti, atje ku Shqipëria dhe Kosova thyejnë kufijtë dhe bashkohen nëpërmjet futbollit. E iniciuar nga ana e FSHF dhe me mbështetjen e menjëhershme të ardhur nga FFK, do të kemi edhe shumë të ardhura për klubet që do të marrin pjesë.

Këtu do të përfshihen skuadrat elitare të kampionatit shqiptar dhe atij në Kosovë, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë. Sipas asaj që raporton “Top Channel”, rreth 734.000 euro janë llogaritur nga organizatorët për t’iu shpërndarë ekipeve për ndeshjet që do të luajnë, për të siguruar transporin dhe akomodimin.

Secila ndeshje në fazën eliminatore janë parashikuar për 3500 euro për ekip, ndërsa 4000 euro do të jetë faza finale. Sa i përket skuadrave që do të marrin pjesë në fazën finalist, pra 32 skuadra, do të përfitojnë 5000 euro për pjesëmarrje. Skuadra fituese që do t’i kalojë të gjitha fazat, përfiton një shifër rreth 150.000 euro, me tabelën e siguruar nga “Top Channel”. Ky aktivitet do të kushtojë rreth 1.5 milonë euro, nme Federatat që do të kërkojnë mbështetje edhe nga qeveritë përkatëse, të paktën për 5 vite. /Sport Ekspres/