Formacionet zyrtare, Suedi-Kosovë/ Mes shumë eksperimenteve, lojtari i Partizanit nuk gjen vend

Kosova Do të luajë sot në orën 15:45 takimin miqësor me përfaqësuesen e Suedisë. Ndeshja do të zhvillohet në Katar, ku të dy trajnerët do të kenë mundësinë të shohin gjendjen e lojtarëve të tyre dhe të provojnë në fushën e lojës futbollistë të rinj.

Challandes ka thirrur për këtë takim shumë element të kampionatit të Kosovës, ndërsa nuk mungojnë edhe emra nga Superiorja. Sa i përket formacionit zyrtar, trajneri zvicerian ka eksperimentuar duke hedhur në lojë një 11-she me emra që nuk jemi mësuar t’i shohim të luajnë për ekipin A te dardanët, ndërsa vihet re edhe mungera e futbollistit të Partizanit, Rron Broja./Sport Ekspres/

Suedia: Abrahamsson, Sandberg, Da Graca, Larsson, Andersson, Kacaniklic, Erlingamark, Saletros, Tankovic, Soder, Hedlund.

Kosova:  Bekaj, Thaqi, Aliti, Kastrati, Shala, Bytyqi, Loshaj, F.Kastrati, Ibrahimaj, Rashani, Bekteshi.