Ergys Luga prej disa muajsh ka nisur eksperiencën e tij si trajner i të rinjve të skuadrës Shenzhen në Kinë. Pas periudhës që kaloi në krye të pankinës së Kamzës, ky ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij. Ndërkohë, trajneri shqiptar ka përdorur së fundmi një mënyrë krejt ndryshe për stërvitur lojtarët e tij.
Grupmoshat U17 dhe ato U19 të Shenzhen janë bërë bashkë dhe nën udhëheqjen e Lugës kanë nisur fazën përgatitore dhe vendi i zgjedhur për të bërë një gjë të tillë ishte pranë detit. Ka qenë vetë Luga që ka shpërdarë në rrjetin e tij social moment nga kjo stërvitje, duke u shprehur madje edhe se i është dashur të praktikojë zborin shqiptar.
“Ishte kënaqësi për sot si ndihmës trajner, fillojmë fazën përgatitore me U19 & U17 … Me filozofi, stërvitje dhe zbor shqiptarçe se kinezçja nuk funksionoi”, ka shkruar Ergys Luga./Sport Ekspres/