Interi ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Atalantës, në një takim që mund të shkonte edhe shumë herë më keq. Kjo pasi Muriel do të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 88 të takimit, atje ku shifrat do të shkonin në 1-2. Por për të marrë një pikë nga kjo transfertë mendoi Handanoviç me pritjen e kryer.
Gjithashtu e pabesueshme është sesi Atalantës i është mohuar një penallti tjetër e pastër ndaj Interit. Martinez ka kapur te këmba lojtarin kundërshtar duke i ndalur hovin që të shënojë. Të gjithë futbollistët e Atalantës kanë kërkuar nga arbitri që të shoh VAR-in, por loja ka vazhduar normalisht. /Sport Ekspres/
Juventus cheats!!!#InterAtalanta #PENALTY #VAR pic.twitter.com/vJoCUImhRg
— Days Since Inter Won A Trophy (@InterMerdaaa) January 11, 2020