Zlatan Ibrahimoviç ka arritur të shënojë golin e parë në Seria A, duke tundur rrjetën në përballjen ndaj Kaljarit. E mbyllur 0-2 në favor të Milanit, sulmuesi suedez e gjeti rrjetën me nuhatjen e zakonshme dhe pa e parë portën.
Megjithatë kjo zgjidhje e Milanit nuk do të jetë për shumë gjatë. Flasim për një futbollist 39-vjeç dhe në fundin e këtij kampionati, mund të vijë edhe largimi. I pyetur nga gazetarët e “Sky Sport” në lidhje me këtë çështje, Ibrahimoviç e kthen me një batutë:
“”Për të rinovuar te Milani duhet të fitoj Serinë A, mendoj se është e vështirë (Qesh). Trajneri dëshiron të jetë i kujdesshëm, ai mendon për moshën time. Truri është gjithmonë i njëjtë, fiziku duhet ta ndjekë atë. Për një sulmues është e rëndësishme të shënosh, gjëja e rëndësishme është që të ndihem mirë, atëherë të vijnë golat. Më kanë munguar disa topa në fillim. Duhet të luaj për të marrë formën”, tha Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/