VIDEO/ Është përjashtim nga rregulli, Ibrahimoviç shënon gol të bukur për Milanin

Mosha është thjeshtë një numër për Zlatan Ibrahimoviç dhe për këtë nuk ka dyshime. Sulmuesi suedez është një përjashtim nga rregulli i futbollit, teksa pavarësisht se është 39-vjeç, kërkohej nga skuadrat më të mira në Europë.

Goli i parë i tij me Milanin ka ardhur në ndeshjen e sotme, teksa po fitohet në shifrat 0-2 ndaj Kaljarit. I pari e gjeti rrjetën Leao në minutën e 46, që u ndihmua edhe nga një devijim me fat pas gjuajtjes së tij. Për të mbërritur te goli i Ibrahimoviç që e ka gjetur bukur cepin e rrjetës me të majtën, e gjitha falë instiktit. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/RainingGoals/status/1216017697563000840