Teuta fiton me rezultat të thellë kundër Besës, shënon edhe afrimi i janarit

Klubi i Teutës ka mbyllur me sukses përballjen e sotme miqësore me Besën, ndaj të cilëve kanë bindur në fushën e lojës. Në të kundërt të asaj që ka treguar në Superiore, këtë herë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës pa shumë vështirësi, teksa gjithçka ka përfunduar në shifrat 4-0.

Fillimisht do të ishte Lorenco Vila ai që do të zhbllokonte shifrat në minutën e 28, ndërsa 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë ka realizuar dopietën e tij. Pjesa e dytë do të niste ashtu si u mbyll për Teutën, pasi Emiliano Vila shënon të tretin në minutën e 46. Ndërkohë në listën e golashënuesëve u përfshi edhe emri i Colubalit, që megjithëse u afrua ditët e fundit në ekip arriti që të realizonte, duke shnërruar në gol një 11 metërsh në minutën e 53./Sport Ekspres/