Patrik Kutrone do të rrëmbente zemrën e gjithë tifozëve të Milanit, ndërsa në periudhën kur skuadra drejtohej nga Gatuzo do të merrte shumë herë rolin e protagonistit. Sjellja dhe dashuria “fëmijnore” që kishte për klubin, e veçonte nga gjithë pjesa tjetër e lojtarëve.
Pra një ndjenjë e pastër dhe e çiltër, por që nuk do të mjaftonte për të qëndruar te Milani. Sipas asaj që vetë Kutronte do të shprehej pas largimit, në Itali i besohet më shumë futbollistëve të huaj. Ndërkohë që në periudhën e Gatuzos e vetmja “kritikë-këshillë” që trajneri në fjalë i bënte ishte: “Duhet të zërë një femër dhe të bëj shumë dashuri, që të jetë i lumtur”.
Kutrone do të niste edhe një aventurë të dështuar në ishull, pasi te Wolves nuk gjeti asnjëherë mundësinë për të shfaqur potencialin e tij. Zyrtarizimi i orëve të fundit ka ardhur dhe Kutrone kthehet sërish në Seria A. Por këtë herë jo për të shkuar te Milani, por për të mbërritur si huazim me të drejtë blerje te Fiorentina. /Sport Ekspres/