Armand Duka flet nga “Air Albania”: De Biazi fitoi sërish nga Shqipëria, vërejtjet për listën

Në mbrëmjen e sotme janë zhvilluar miqësoret e yjeve në “Air Albania”, atje ku Shqipëria është përballur ndaj Italisë me ish-futbollistët që kanë qenë pjesë e Kombëtares. Në drejtimin e De Biazit, do të ishin pikërisht “axurrët” që fituan këtë organizim pasi mundën me penallti Shqipërinë dhe ia dolën kundër Greqisë në finale. Pas ndeshjeve të zhvilluara, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka komentuar në këtë mënyrë organizimin:

“Ky aktivitet ishte i bukur dhe ng amënyra sesi u organizua. Më duhet të falenderoj të gjithë futbollistët që kanë ardhur në këtë takim dhe organizatorët e Sindikatës së Futbollistëve. De Biazi arriti që fitonte sërish nga Shqipëria. Normalisht që mund të bëj vërejtje për listën dhe t’i thonim ish-futbollistëve që të vishnin këpucët dhe tutat e të luanin”, ka thënë Armand Duka. /Sport Ekspres/