Partizani ka luajtur sot miqësoren me ekipin turk të Trabzonsporit. Këta të fundit e fituan ndeshjen me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në fushë nuk u pa “derbi” i vëllezërve Ekuban. Caleb Ekuban nuk ishte i pranishëm në këtë ndeshje, ndërsa vëllai i tij Joseph e nisi nga stoli për të hyrë në lojë në pjesën e dytë.
Por paraqitja e tij në fushë ishte mjaft pozitive dhe këtë gjë e kanë vënë re edhe mediat turke. Madje një prej tyre “Haber 61” përdor një krahasim mjaft të bukur për të vlerësuar performancën e futbollistit duke shkruar: “Ekuban, i cili iu bashkua lojës në pjesën e dytë, është 20 vjeç dhe punoi në vijën e sulmit ashtu si vëllai i tij Caleb Ekuban”. Ndërkohë edhe Caleb ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit në të shkuarën, ku ishte mjaft produktiv në sulm, gjë të cilën po e bën edhe në Turqi./Sport Ekspres/