Vetëm pak minuta kanë mbetur nga nisja e ndeshjeve të yjeve, atje Shqipëria do të ketë përballë Greqinë, Turqinë dhe Italinë. Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka organizuar këto miqësore të veçanta që lekët e përfituara nga shitja e biletave të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
Por përgjigja nuk është më e mira e mundshme nga tifozët. Të paktën deri tani kur jemi 30 minuta para nisjes së takimit, stadiumi ka pak njerëz. Gjithashtu “Sport Ekspres” konfirmon se një radhë jo e gjatë njerëzish gjendet gati për të hyrë në stadium, ndërsa vihet re dhe mungesa e tifozerive. /Sport Ekspres/