Welder Costa është afrimi i ri i Flamurtarit, ndërsa Marcelo Troisi e sheh si një zgjidhje për sulmin. Megjithatë tifozët kanë kureshtjen për të parë nivelin e këtij futbollisti në fushë, ndërsa vjen nga Guarany që në nivelin e futbollit brazilian, i përket kategorisë së 6.
Sigurisht që vetëm kjo e dhënë nuk mund të mjaftojë për të vlerësuar lojtarin në fjalë, që shihet me karakteristika të mira dhe më herët ka treguar qetësi të madhe para portës. E teksa jemi ende në valën e diskutimeve, Welder Costa afrohet te Flamurtari edhe me shumë filozofi. “Punoni shumë dhe qetësisht. Lëreni suksesin tuaj që të bëjë zhurmën”, shkruan Costa, ndërsa ishte duke udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar skuadrës së re. /Sport Ekspres/
