Ekipi i drejtuar nga ana e Sormanit ka luajtur ndaj Trabzonsporit në Turqi. Të kuqtë janë duke kryer fazën përgatitore në Antalia, ndërsa ky ishte edhe debutimi i trajnerit të ri italian, megjithëse jo në formë zyrtare.
Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-0 në favor të turqve falë golit të Sorloth në minutën e 22. Trajneri i Partizanit i ka provuar të gjithë futbollistët në fushën e lojës, përveç portierit Teqja që gjendej në stol. Në 15 minutat e fundit ka pasur një shtim të rasteve nga ana e të kuqëve, që kishin disa mundësi për të barazuar, por pa ia dalë dot. Gjithashtu edhe Boldor ka provuar spektaklin në minutën e 90 me një goditje të dënimit nga distanca, ndërsa portieri kundërshtar ia mohoi kryeveprën. /Sport Ekspres/