VIDEO/ Ndeshja e parë e drejtuar nga Sormani, Trabzonspori po fiton ndaj Partizani

Ekipi i drejtuar nga ana e Sormanit është duke luajtur ndaj Trabzonsporit në Turqi. Të kuqtë janë duke kryer fazën përgatitore në Antalia, ndërsa ky është edhe debutimi i trajnerit të ri italian, megjithëse jo në formë zyrtare.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-0, falë golit të Sorloth në minutën e 22. Pas një pasimi të bukur të marrë në zonë, sulmuesi norvegjez nuk ka gabuar përpara Alban Hoxhës. Partizani është munduar që të shkojë në portën kundërshtare me aksione të rrjedhshme, por pa ia dalë që të tund rrjetën e kundërshtarit. /Sport Ekspres/