Partizani ka një urim të orëve të vona sa i përket presidentit të saj, Gaz Demin. Ky i fundit feston datëlindjen dhe nuk mund t’i mungonte urimi nga klubi I tij. E hapur me një “mister president”, është krijuar një video me disa nga momentet më të gëzuara të Demit te Partizani. Padyshim që arritja e ngritjes së trofeut të Superiores në sezonin e kaluar mbetet një nga kulmet më të mëdha përgjatë gjithë kësaj kohe në menaxhimin e këtij klubi. /Sport Ekspres/