Ndërsa jemi në merkaton e janarit, ekipet e Superiores po vazhdojnë me punën për marrjen e futbollistëve dhe largimin e tyre që nuk janë pjesë e projektit. Flamurtari ka larguar disa futbollistë, ndërsa një gazetar brazilian, Yuri Cougo Dias, njofton edhe një afrim.
Sipas tij bëhet fjalë për sulmuesin 24-vjeçar, Welder Costa, që ka pranuar ofertën për të ardhur te vlonjatët. Ai i përkiste ekipit të Guaranit Bage, që luan në nivelin e ulët të futbollit në Brazil. Madje gazetari në fjalë shprehet se lojtari ka paguar edhe një gjobë për prishjen e kontratës, vetëm për të ardhur në Shqipëri. Klubi i tij mori një propozim për ta dërguar te Estrela D’Alva, por rruga ndryshoi për të ardhur në Superiore. Ndërkohë që pritet të zbardhen detaje të reja në lidhje me këtë rast, për lojtarin në fjalë ka edhe një mungesë të madhe të informacionit në internet, përveç të dhënave bazike. /Sport Ekspres/
O atacante Welder Costa, 24 anos, não se apresentará mais no Guarany para a Divisão de Acesso. O jogador aceitou proposta para atuar no Flamurtari F.C, da Albânia. Para isso, o próprio Welder pagou a multa rescisória prevista.
Foto: Yuri Cougo Dias pic.twitter.com/Sd714tdBWQ
— Yuri Cougo Dias (@CougoDias) January 9, 2020