Vllaznia ka bërë zyrtarizimin e një tjetër largimi në merkaton e janarit. Vetëm pak minuta më parë ka ardhur njoftimi se mbrojtësi Aleksandar Ristevski nuk është më pjesë e skuadrës. Kjo pasi nuk bënte pjesë e planeve të trajnerit Mirsad Jonuz për të mbyllur kampionatin në Superiore. Një tjetër largim ky nga shkodranët, në valën e disa lëvizjeve të reja që po vazhdojnë të intesifikohen në orët e fundit. /Sport Ekspres/
Njoftimi i plotë
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandar Ristevski. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Ristevski për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.