E bujshme/ “Paaftësi! I frikësohet lojtarëve si unë”, Bedri Greca plas “bombën” për Gentian Mezanin

Bedri Greca është larguar në mënyrë të papritur nga Gjilani. Kur gjithçka shkonte në perfeksion tek kjo skuadër, me trajnerin Gentian Mezani që ia kishte gjetur sekretin lojtarëve dhe ekipit, ka ardhur edhe kjo lëvizje. Greca nuk e ka përtypur mirë aspak këtë largim, pasi priste që të vazhdonte më gjatë aventurën në Kosovë. Në një prononcim për “Insporti”, shprehet hapur se largimi i tij ishte një paaftësi e trajnerit Gentian Mezani.

“Nuk e di as vet pse trajneri vendosi të më largoj, ndoshta pa aftësia e tij. Ai i frikësohet futbollistëve si unë. Gjilani ka problem brenda skuadrës, jo nga drejtuesit. Drejtuesit e klubit janë tejet korrekt. Me Mezanin kam marrëdhënie pune, asgjë më shumë. Në aspektin financiar janë për notën dhjetë. Edhe pse paga për muajin nëntor dhe dhjetor ende nuk më është dhënë. Por, kjo do të rregullohet shumë shpejtë”, ka thënë Greca. /Sport Ekspres/