Ditën e djeshme ka ardhur një zyrtarizim nga Flamurtari, teksa Ansi Nika është larguar me një “loja mbaroi”. Ky vendim ka ardhur pas një revolucioni që po bëhet te vlonjatët që gjenden në vendin e fundit të kampionatit shqiptar.
Por streha e re është gjetur menjëherë. Megjithëse bëhet fjalë për fazën e bisedimeve, por marrëveshja duket afër. Bëhet fjalë për Trepçën 89, ndërsa kontaktet i ka pohuar edhe kryetari i kësaj skuadre, Abedin Zeka për “Gazetën Olle” duke thënë se të dyja palët gjenden në tavolinë. /Sport Ekspres/