Jasir Asani, transferimi më i bujshëm i momentit në merkaton e Superligës, është gati të nis aventurën e re me skuadrën e AIK. I zyrtarizuar vetëm pak ditë më parë, transferimi i tij kënaqi të dyja palët që u përfshin në marrëveshje.
Mesfushori me tipare sulmuese është pritur mjaft mirë në Suedi dhe të bindur se kanë bërë transferimin e duhur. Së fundmi Asani na shuan kureshtjen edhe mbi përzgjedhjen e numrit për fanellën e tij. Në një intervistë për “infOSport.mk” tregon arsyet e zgjedhjes së numrit 21 tek AIK-u.
“Më pëlqen ky numër, por duhet pranuar se e kam zgjedhur edhe për shkak Paolo Dybalas, për shkak se më pëlqen ky futbollist nga mënyra që luan dhe karakteri që ka”- ka thënë Asani./Sport Ekspres/