E bujshme nga Italia/ Po kryen edhe takimet, lojtari që do të lërë Interin për t’iu bashkuar Milanit

Një lëvizje e bujshme është duke u ideuar në Itali. Sipas asaj që raporton “Di Marzio”, Milani është shumë pranë transferimit të Politanos. Ky i fundit është duke e kërkuar vetë mbylljen e kësaj marrëveshje. Kjo pasi te Interi nuk po i besojnë shumë në fushën e lojës, duke humbur vendin e titullarit.

Takimet janë duke u zhvilluar dhe po diskutohen detajet e fundit për të sjellë lojtarin 26-vjeçar te Milani mes përfaqësuesve të klubit dhe menaxherit të lojtarit. Ky është një tjetër përforcim për trajnerin Pioli, pas zyrtarizmit të marrjes së Ibrahimoviç. Sigurisht që tifozët kuqezinjë kanë dyshimet e tyre për suksesin që mund të ketë Politano në këtë skuadër, por të gjithë presin zyrtarizimin në orët e ardhshme. /Sport Ekspres/