E fundit/ Erdhi me bujë te Vllaznia, ndërpritet marrëveshja me Wendersonin

Te Vllaznia duket se është koha e largimeve dhe lojtarëve që janë jashtë projektit. Pak orë më parë ishte Belajd Pusi që do të njoftonte shkëputjen e marrëveshjes, por me dëshirën personale për të mbërritur në këtë vendim.

Ndërkohë një tjetër zyrtarizim vjen nga Vllaznia. Shkodranët kanë ndërprerë me mirëkuptim kontratën me brazilianin që do të vinte me bujë në Superiore, por pa arritur të lërë gjurmë. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

KF Vllaznia bën të ditur se nga sot futbollisti Wenderon da Silva Soares nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Me të është rënë dakord që të ndërpritet me mirëkuptim kontrata e punës dhe në fund palët kanë shtrënguar duart me njëri- tjetrin.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Wenderson da Silva Soares për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve tek ekipi jonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
© vllaznia.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *