Grupimi i tifozëve të bardhebluve, “Tirona Fanatics”, ka një festë të veçantë. Kjo pasi mbushet 14 vjetori i tyre që nga momenti kur kanë lindur për t’i dhënë një mbështetje më të madhe ekipit, por edhe një zhurmë disi më ndryshe Superiores.
Padyshim që pavarësisht rivalitetit të madh me Partizanin, tifozeritë e këtyre dy ekipeve janë një vlerë e shtuar për kampionatin shqiptar. “14 vite universitet”, shkruan “Tirona Fanatics” në rrjetet sociale dhe ku shpërndan disa nga momentet e tyre më të mira në tribuna. Ndërkohë një urim u ka ardhur edhe nga vetë klubi zyrtar i Tiranës. /Sport Ekspres/