Një lojtar la bardheblutë për Partizanin, tifozët: Këtu për Tiranën, kurrë për “lojtarët”

 

Si rrallëherë mund të ndodhi në Superiore, një lojtar i Tiranës ka zgjedhur që t’i bashkohet Partizanit. Bëhet fjalë për Dorian Kërçikun, ndërsa zyrtarizimi ka ardhur në ditën e sotme.

Kjo arritje e marrëveshjes nuk ka kaluar pa vëmendjen e tifozëve. Grupimi më besnik dhe i zjarrtë i bardhebluve, por edhe i Superiores, “Tirona Fanatics”, ka ardhur me një reagim që ka nënkuptim të qartë. “Këtu për Tiranën, kurrë për “lojtarët”. Banderola e hapur disa kohë më parë dhe e risjellë në vëmendje pikërisht tani, i dedikohet këtij transferimi të ndodhur, në një kohë që futbollistët po e rifitonin dashurinë e mbështetësve të tyre me rezultatet e marra së fundmi. /Sport Ekspres/