E bujshme nga Spanja/ Bare dhe Sadiku pa drejtues, trajnerit i publikohet video seksuale: Nuk bëra asgjë serioze

Një ngjarje e bujshme ka ardhur nga Spanja, atje ku Viktor Sanchez është larguar menjëherë nga detyra si trajneri i Malagës. Në rrjet qarkullon një video seksuale ku sheh si protagonist trajnerin e skuadrës ku luajnë edhe dy lojtarët shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.

Malaga e ka pezulluar Sanchez deri në vërtetësinë e videos, megjithëse nuk është mohuar përmbajtja e saj. I pyetur në lidhje me këtë skandal, reagimi ka qenë i tillë:

“Unë po vuaj një krim kundër intimitetit tim. Ata po më kërkojnë para, ata po përpiqen të më shantazhojnë dhe unë kam vendosur të denoncoj këdo që shpërndan videon në rrjetet sociale ose në ËhatsApps private”, tha trajneri i Malagas.

“Unë nuk kam asgjë më shumë për të thënë sepse nuk kam bërë asgjë serioze,” e mbyll Víctor Sánchez. /Sport Ekspres/