Një transferim i zhurmshëm për mediat ka ardhur në minutat e fundit. Partizani ka zyrtarizuar Dorian Kërcikun si futbollistin më të ri të skuadrës. Ndërkohë që të gjithë e konsideronin si lojtarin e ri të Bylisi, një ndryshim i madh ka ardhur së fundmi.
Mes entuziazmit dhe optimizmit, Kërçiku është i lumtur që i bashkohet ekipit kampion të Superiores. “Jam mjaft entuziast që jam pjesë e Partizanit. Kam ardhur te skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë , besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për karrierën time. Pas disa ofertave që kam patur gjatë kësaj periudhe, zgjodha të firmos përfundimisht me Partizanin, skuader me te cilen do të kem mundësinë të përmirësohem edhe më shumë profesionalisht dhe shpresoj të realizoj objektivat madhor që klubi synon edhe këtë sezon”, tha Kërçiku. /Sport Ekspres/