Napoli ka humbur mbrëmjen e djeshme në sfidën kundër Interit me shifrat 1-3, në një stadium që nuk ishte i mbushur si gjithnjë. Por përpos tifozëve napoletan, të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe ish kreu i pankinës së të kaltërve, Sarri.
Ky i fundit nuk e ka ndjekur takimin e mbrëmshëm dhe shkak është bërë një rutinë e zakonshme tashmë për të, qeni. Tekniku italian e konsideron qenin e tij Ciro si shumë të afërt dhe mbrëmjet i kalon duke shëtitur me atë, që ai vetë e quan edhe si shokun e tij më të mirë. Madje një veprim të tillë e paralajmëroi më herët, ndërsa edhe në të shkuarën Ciro ka bërë që Sarri të humbasë ndeshje të tjera të rëndësishme, si rasti i Juventus-Milan dy vite më parë./Sport Ekspres/