Një sakrificë e jashtëzakonshme vjen nga Besnik Hasi. Trajneri i Al Raed gjendet në listën e Shqipërisë së yjeve për ndeshjet që do të jenë kundër Turqisë, Greqisë dhe Italisë. Një organizim i veçantë nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë dhe të ardhurat nga biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
Ndërkohë sakrificë të jashtëzakonshme po bën Besnik Hasi. Në datën 10 janar do të gjendet në Shqipëri, për të zhvilluar një takim dhe për të parë më nga afër gjendjen në atdhe pas katastrofës së ndodhur. Menjëherë do të largohet për në Arabinë Saudite, pasi në datën 11 janar ka një ndeshje të rëndësishme në kampionat. Një distancë e madhe që nuk llogaritet për Besnik Hasin, pavarësisht se do të udhëtojë pafundësisht brenda një harku kohor të shkurtër. /Sport Ekspres/