Kritikat e Sinematit, Redi Jupi për ndeshjen e yjeve: E çuditshme! Në Shqipëri kritikojnë çdo gjë

Shqipëria e yjeve do të luajë përballë Turqisë, Greqisë dhe Italisë për kauzën e familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për legjendat e Kombëtares, që do të rikthehen sërish në fushë si lojtar dhe protagonist.

Rezerva ka pasur sërish nga Gëzim Sinemati në emisionin “Procesi Sportiv”, i cili shprehet se tërmeti nuk duhet të lidhet me sportin dhe duke shtruar pyetjen: “A do të shkojnë lekët te familjet e prekura?”. Ndërkohë një tjetër linjë mendimi ka pasur Redi Jupi: “Është pak e çuditshme, pasi në Shqipëri kritikojnë çdo gjë. Disa njerëz nuk duan që të lëviz uji nga vendi, nuk duan asgjë. Kjo është një gjë e madhe që po bëhet dhe mendoj se është përtej kapacitetit tonë. Nuk është e lehtë të organizosh turne të tillë, unë e di më së miri këtë gjë”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/