Fjala e Refik Halilit po përmbushet, Andri Stafa firmos te Tirana dhe shkon menjëherë në Antalia

Një zyrtarizim i fundit ka ardhur te Tirana, sa i përket firmosjes së një kontratë të re. Bëhet fjalë për Andri Stafan, lojtarin e ardhur akademia. Ai ka firmosur për 3 vite, duke u bërë afrimi i radhës që vjen nga të rinjtë e Tiranës.

Një politikë kjo e thënë hapur edhe nga Refik Halili, që trajneri i ri që do të afrohej te ekipi, duhet me patjetër që të merrte futbollistët nga akademia. Pra ata elemente që spikasin më tepër, duke mos e hedhur vështrimin në merkato vetëm nga klubet e tjera. Mesfushori 17-vjeçar ka udhëtuar menjëherë me ekipin e parë drejt Antalias. /Sport Ekspres/