Milanit të Piolit nuk i bën punë as “Zoti”, por shenja e parë ishte e mirë në “San Siro”

Milani ndodhet në një moment të vështirë nga i cili nuk po del dot që nga fillimi i sezonit. Kuqezinjtë kanë bërë një tjetër hap të gabuar, teksa këtë herë kanë barazuar pa gola ndaj Sampdorias. Mund të quhet hap fals duke ditur pretendimet e këtij klubit dhe renditjen aktuale, që e largon me Europën.

Por nuk duhet të harrojmë që kuqezinjtë vinin nga një humbje shkatërruese 5-0 ndaj Atalantës. Për herë të parë ka debutuar në këtë sezon edhe Zlatan Ibrahimoviç. Njeriu që stërmbushi shkallët e “San Siros” për këtë përballje, u aktivizua në minutën e  55, duke marrë vendin e Piatek. Sjellja e tij në fushë dhe veprimet e bëra për pjesën e mbetur të lojës ishin të mira, megjithëse këtë herë, as “Zoti” nuk mjaftonte për Milanin e Piolit për të dalë me pikë të plota. /Sport Ekspres/