Jo gjithmonë nuhatja e talenteve rezulton me sukses, edhe kur flitet për ekipet elitare të Europës. Një rast paradoksal vjen nga Juventusi dhe futbollisti koreano verior, Këang-song Han. Bardhezinjtë kishin dy vite që e ndiqnin sulmuesin në fjalë, ndërsa në vitin 2017 do të debutonte me Cagliarin.
Asokohe ishte në moshën 18-vjeçare dhe një e ardhme e madhe shihej në këmbët e tij. Për këtë arsye Juventusi në atë kohë nxitojë menjëherë për ta blerë kartonin e Këang-song Han në vlerën e 4 milionë eurove.
Por në asnjë rast nuk do të arrinte që të debutonte me këtë skuadër. Vetëm dy grumbullime ka numëruar në periudhën e Maurizio Sarrit dhe asgjë tjetër për t’u mbajtur mend. Gjithë pjesa tjetër është e kaluar në ekipin e U-23 vjeçarëve, duke pritur për shpërthimin që nuk erdhi kurrë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tashmë Juventusi ka vendosur shitjen e këtij futbollisti te Al-Duhail në Katar. Marrëdhëniet e gjigandit italian me këtë skuadër janë shumë të mira, pasi më parë kanë transferuar Benatian dhe së fundmi Mandzukiç. Por një rast shumë më i veçantë është ky i Këang-song Han, që largohet pa debutuar kurrë, pavarësisht pritshmërive për të. /Sport Ekspres/