VIDEO/ Penallti mes shumë kontestimesh, Armando Sadiku tund sërish rrjetën në Spanjë

Armando Sadiku ka arritur të realizojë një tjetër gol në Spanjë me ekipin e Malagës. Këtë herë ndaj Oviedos, ndërsa rezultati është në shifrat 1-1. Në minutën e 67 do të vinte edhe realizimi i sulmuesit shqiptar nga pika e bardhë.

Një penallti e dhënë me VAR dhe mes shumë kontestimesh, pasi topi është prekur në dorën e futbollistit të Oviedos gjatë një goditje dënimi. Nga 11 metrat nuk mund të gabonte Armando Sadiku, që te Malaga ka fituar prej disa kohësh edhe këtë mundësi të re për të shënuar në portën kundërshtare. /Sport Ekspres/